Politike
U KRY…/ NTV.AL zbardh marrëveshjen Meta-Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023. Marrëveshja është nënshkruar në një hotel në Tiranë dhe jo në selinë e një prej partive politike. Një ditë më parë Meta deklaroi se Partia e Lirisë do të fusë kandidatët e saj në procesin e primareve që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit.
Në marrëveshje thuhet se referendumi do të jetë angazhim madhor i dy partive. Marrëveshja nënvizon se Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.
Lajm në përditësim…
Zhvillimet sipas rendit
Zgjedhjet vendore, NTV.AL zbardh marrëveshjen mes Metës dhe Berishës (DOKUMENTI)