Connect with us

Aktualitet

U la në burg, Kokaveshi përfundon në spital

Familjarët e Pandeli Kokaveshit, i cili u la në burg bashkë me Fredi Bejlerin, nën akuzën e blerjes së votave, deklarojnë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të afërmin e tyre. Në një prononcim për Newsbomb.gr, ata ahprehen se askush nuk është lejuar të kontaktojë me të, pavarësisht se Kokaveshi ndodhet në spital pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Kokaveshi është baba i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve me nevoja të veçanta.

“Nuk e lënë njeri ta shohë,”- thotë një i afërmi i tij.

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga gjykata e Vlorës. Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia. Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Advertisement