Connect with us

Pinknews

U largova nga familja për muzikën/ Gjesti në Linjën e Jetës: S’kisha as të haja, as të pija në Prishtinë, askush nuk ma hapi derën

Linja e jetës së Gjestit u transmetua këtë të martë në BBV. Ai rrëfeu vështrësitë që kishte hasur që i vogël deri në largimin nga shtëpia për të ndjekur ëndrrën për muzikën.

Gjesti: Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të vështira, një mur na ndante me lopën. E kemi pas shumë të vështirë, kam bërë shumë gjëra që nuk duhet, ia nisa me pi hashash që në moshën 12 vjeçare, nuk isha më vetja, s’isha më Besarti.

Shkova në Prishtinë, s’kisha as me ngrënë, as me pi, nuk kanë dit asgjë për mu, kam shku në studio të muzikës, u kam shkru, s’ma hapi dikush derën, e pashë që këtu duhet me ia dalë vetë. Mamin e kam legjendë, besoj se më ka kuptu, për ata jam këtu, me i mbajt, më ka shkatërru malli për ata, dua t’i shoh, unë jetoj për ata, dua me i pa mirë.

Advertisement