Connect with us

Aktualitet

U largua nga banesa dy ditë më parë, familjarët denoncojnë zhdukjen e 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë në Pogradec është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas njoftimit të policisë i riu ka dy ditë që është larguar nga banesa.

Largimi i 33-vjeçarit ka sjellë shqetësim për të afërmit e tij të cilët kanë denoncuar në polici zhdukjen e të riut. Policia shton se i zhdukuri vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja B. K., 56 vjece, banuese në fshatin Rrëmenj, e cila ka kallëzuar se më datë 13.11.2024, është larguar nga banesa, nipi i saj, shtetasi N. Sh., 33 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement