Connect with us

Aktualitet

U largua nga kampi, ish-pjestari i MEK: Mora benzinë për të djegur veten

Një ish-pjesëtar i organizatës MEK, ka zbuluar disa të pathëna se brenda kampit janë përballur me izolim dhe kushte ekstreme duke iu mohuar çdo të drejtë. Mustafa Beheshti, teksa ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ka zbuluar se si ka mundur të arratiset nga kampi.

Ai ka treguar se i është dashur për rreth një vit që të bënte kërkesa të vazhdueshme drejtuesve të MEK, por ata nuk e lejonin. E ndërsa një ditë ai ka bërë kërcënimin me jetë. Mustafa Beheshti kishte marrë një bideon me benzinë, duke i thënë se do i jepte fund jetës.

“U jam lutur për rreth një vit rrjesht drejtuesve të MEK, por ata nuk më lejonin. Derisa një ditë mora një bidon me 4 litra benzinë dhe iu thashë do digjem. Nëse nuk më nxirrni, unë do djeg veten”, tha Mustafa Beheshti.

Ai tregoi se tashmë ka vetëm një dëshirë të fundit në jetë: “E vetmja dëshirë e imja, është të shoh familjen time pas 22 vitesh. Por as ne nuk shkojmë dot atje, as ata të vijnë ata këtu”, tha Mustafa.

Advertisement