Connect with us

Sport

U largua nga Manchester, reagon CR7: Koha e duhur

Kjo e martë mbrëma solli një tërmet të vërtetë në botën e futbollit, teksa sulmuesi Cristiano Ronaldo dhe klubi i Manchester United ndërprenë përfundimisht marrëdhëniet.

Pas këtij vendimi ka reaguar CR7.“Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen” – Tha ai.

Advertisement