Politike
U largua nga PD, Agron Shehaj prezanton nismën e re dhe fton të rinjtë
Deputeti Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj ka zbuluar se me të rinjtë po ndërton, siç thotë ai, një alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë.
Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur “NextYou”.
Pasi u shkëput nga Partia Demokratike disa muaj më parë dhe pas deklaratave në studio televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike, kjo është lëvizja e parë publike për krijimin e një partie të re politike nga Shehaj.
Por, kjo është hera e parë që deputeti shfaq publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.