Pinknews
U martua dy herë me të njëjtin person, gazetarja përlot me rrëfimin
Gazetarja Fiori Dardha ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, e cila ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale dhe familjen.
E pyetur se si ka ndodhur që është martuar dy herë me të njëjtin burrë, ajo është shprehur se u bë nuse për hir të nënës së saj, e cila ishte e sëmurë. Gazetarja tregon se nëna nuk e kishte parë të veshur me fustan të bardhë dhe realizoi ëndrrën e saj para se ajo të vdiste. Pasi u kujtuan se ata nuk kishin bërë celebrim, vendosën që në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, ta kurorëzonin zyrtarisht lidhjen e tyre.
Erjona Rusi: Si është kjo puna që je martuar dy herë me të njëjtin person?
Fiori Dardha: Do martohesha dhe 4 herë dhe 5 herë dhe 10 herë. Gjithmonë me të njëjtin, më është bërë ves të martohem me të njëjtin burrë. Dasmën e kam bërë për t’i plotësuar një dëshirë mamit tim. Ajo kishte shumë dëshirë të më shihte nuse dhe në atë kohë ishte vërtet sëmurë dhe doja t’ja realizoja vërtet këtë ëndërr. Dhe vetëm kur kam parë sytë e saj të përlotur në momentin që më pa nuse, kam thënë o Zot duhet ta kisha bërë më përpara sepse unë e kam bërë dasmën, kur Abeli ishte pesë vjeç. Më pas ndodhën shumë ngjarje në familjen tonë dhe ne u kujtuam që nuk kishim bërë celebrim, pra ne ishim të martuar, kemi 20 vite bashkë, por nuk kemi bërë celebrim. Unë zgjodha ditën e 50-vjetorit të bashkëshortit tim që ta kurorëzonim zyrtarisht lidhjen tonë.