Lifestyle
U martua me me të dashurin 46 vite më të ri: 81-vjeçarja në qendër të vëmendjes, e dua por prindërit e tij nuk…
Iris Jones, 81 vjeçarja britanike i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me 35-vjeçarin egjiptian Mohammed. Ajo ka treguar për mediat britanike se familja i është distancuar dhe nuk e ka mbështetur romancën e saj dhe të riut.
Çifti nuk realizoi martesë tradicionale, por nënshkroi letër të shkruar në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare.
Iris, ish pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220,000 paund dhe fiton një pension prej 200 paund në javë, si dhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar.
“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”, tha 35-vjeçari për gazetarët.
Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.