Politike
“U mbyt zona me operacionalen”/ Si Jurgis Çyrbja njoftonte të shumëkërkuarit
Janë zbardhur të tjera mesazhe që implikojnë ish-deputetin e Partië Socialiste Jurgis Çyrbja në njoftimin dhe fshehjen e të shumëkërkuarve nga Policia e Shtetit. Në mesazhet e zbardhura nga dosja nga gazetari Elton Qyno për OraNeës, vihet re se Çyrbja njoftonte të gjithë ata që ishin shpallur në kërkim për çdo lëvizje të autoriteteve.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Durrës e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke të njoftojë dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën “Labi”. Nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.
Informatat e Çyrbes shkonin tek personi në kërkim duke i thënë se në zonën e tyre, kishin shkuar Forcat Operacionale të policisë nga Tirana, të cilat do shkonin edhe në territorin e Durrësit, dhe i sugjeron atij që të lëvizte nga vendi ku ndodhej.
Dhe sipas njoftimit në telefon që i ishte bërë Jurgis Çyrbes nga Tirana, ai i konfirmon faktin se forcat operacionale në momentin që po komunikonin, ndodheshin në fshatin Rubjekë. Në vijim, Jurgis Çyrbja e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte. Çyrbja e porosit personin tjetër në kërkim që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin me këtë informacion.
“…është mbytë zona me operacionalen e Tiranë nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….,”- thuhet në mesazh.
Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgis Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:
“…Si jan vlla? S’po kuptuj. S’po i jap dum…,”- shprehet ai.
Ndërsa Jurgis Çyrbja i thotë se, ishte diçka serioze pasi forcat operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim.
Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligj-zbatuese.
Çyrbja i shkruan personit tjetër në “Sky” si më poshtë:
“…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironërs në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…”.
Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur:
“…Ok ok vlla, kështu do rrim…”, i thotë personi tjetër, Çyrbjes.
Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem:
“…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…”.
Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, ish-zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.
Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: “…më lajmruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syt se mos kalojn dhe andej. Se me aë orë vetëm për arreste janë. Më than në Shijak, por si dihet, bej kujdes…”.
Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: “…Ok ok, ika…”.
Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit. Ish-deputeti socialist dorëzoi mandatin disa ditë para se t’i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti i ka siguruar strehë Altin Hajrit dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë.