Connect with us

Kronike

U mor peng dhe u përdhunua, gjendet 30-vjeçarja

Është gjetur në një banesë Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 30-vjeçare e shpallur e humbur, është marrë peng dhe përdhunuar për disa ditë nga një 32-vjeçar nga Lushnja.

Burime zyrtare bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin Marjus Musaku, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Marjus Musaku, i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kronike

Lufta për lojërat e fatit/ Saga e atentateve për të kontrolluar kumarin

Marrja e pushtetit për lojërat e fatit në qytetin e Vlorës , që prej marsit 2023 ka dyshimet se drejtohet në këtë qytet nga Ines Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashi, janë shkaqet se përse u porosit vrasja e tyre kundrejt pagesës.

Ky është konkluzioni hetimor i SPAK , në krye të nëntë muajve nga arrestimi i Amarildo Nikollit, që pranoi se ishte porositur nga Leonard Luzi për të vrarë dy vlonjatët, njëri i njohur ndryshe si Ini i Cones dhe tjetri me nofkën Coke qorri.

Duke i konsideruar si një grup kriminal SPAK njofton se Leonard Luzi, Amarildo Nikolli, Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno duhet të gjykohen nga gjykata kundër krimit të organizuar në Tiranë për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje kundër Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës.

SPAK thotë se në 22 mars 2033 në qytetin bregdetar u vra Erigert Zejno dhe më pas për këtë ngjarje përfunduan nën pranga Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Por pa kaluar shumë kohë prokuroria pushoi akuzën për Matodashaj.

Në këtë pikë SPAK ka bindjen se ka mbledhur prova që kushëriri i të ndjerit, Leonard Luzi u financua nga një person tjetër për të vrarë Matodashaj dhe Hajrullën ndaj dhe pajtoi Nikollin si ekzekutor dhe dy të tjerët si ndihmës që e furnizuan me armë dhe kishin garantuar transportin e tij pas atentatit.

Por atentati pavarësisht shumës përmbi 200 mijë euro të premtuara nuk u realizua përmendet në hetime mbasi qitësi u arrestua nga policia e Vlorës.

Continue Reading

Kronike

Zbulohet magazina e kanabisit, dy të arrestuar, mes tyre edhe drejtori i OSHEE në Peqin

Është vënë në pranga ditën e sotme drejtori i OSHEE-së në Peqin, si dhe janë proceduar  2 punonjës të këtij institucioni, pas zbulimit të një magazine në të cilën ishin krijuar kushtet për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.

Uniformat blu bëjnë me dije se  në sajë të operacionit të koduar “Inside”, pas kontrollit në magazinën në pronësi të një 37-vjeçari, në fshatin Fatishe, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

37-vjeçari u vu në pranga, ndërsa u bë ndalimi i shtetasit E. M., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin M. P., 60 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE, Peqin, dhe për shtetasin A. K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni.

Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentmin e plotë ligjor të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Plani/ Vis Martinaj kërkonte vrasjen e “Doçes”, Arben Ndoka “kokën” e “Leksit të Druve”

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur disa tentativa vrasje nga grupet kriminale, pas zbardhjeve së bisedave në aplikacionin e krimit “Sky Ecc”.

Në dosjen e SPAK, sipas News 24, thuhet se është zbardhur plani i Ervis Martinajt për ekzekutimin e Fatmir Hysenit i njohur me nofkën “Doçja”, i cili akuzohej për vrasjen e mikut të tij Santiago Malko. Ai kontaktoi Viktor Imerin dhe ky i fundit disa vrasës më pagesë, por nuk arritën Docen, për shkak se ai ishte në kërkim.

Një tjetër episod është plani që ishin deputeti, Arben Ndoka kishte për vrasjen e Aleksandër Dedës i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, pasi dyshonte se kishte rol në vrasjen e të vëllait.  Në këtë epsido përfshihet edhe nipi i tij, Samueli, dhëndri Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku.

Në lidhje me grupet kriminale të Rrëshenit SPAK thotë se Edison Reçi nipi i Kastriot Reçit i ekzekutuar me snajper në mes të Rrëshenit, pajtoi Fatmir Troplinin i njohur si Miri i Pojës dhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci ky i fundit i ekzekutuar disa kohë më për të vrarë hasmin Preng Gjinin.

Atij iu vendos eksploziv, një ngjarje që tronditi Tiranën, në shtator të 2020, por pavarësisht shpërthimit Preng Gjini mundi t’i mbijetonte.

Pjesë e grupit të Edison Recit ishte dhe Klodian Shahini që atë kohë ishte me detyrë Shef i Seksionit kundër drogës në policinë e Lezhës. Ai e informonte Reçin për çdo lëvizje të hasmit të tij, Preng Gjini.

Continue Reading

Kronike

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, makina del nga rruga, plagosen 4 persona

Pasditen e 18 majit në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë, është regjistruar një aksident me 4 të lënduar.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Shoferi me inicialet M.K., 27-vjeç nga Tirana, po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë.

Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

 Njoftimi i Policisë:

-M. K., 27-vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Continue Reading

Kronike

Atentati ndaj Durim Bamit/ Shullazi dha info nga burgu, Martinaj veshi 3 gjuajtës si policë

Është zbuluar dinamika e plotë e atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Nëntor 2020 në zonën e fshatit Qerek të Fushë-Krujës.

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte  Bami dhe Ervin DurimKodra, por autorët nuk kanë mundur të ekzekutojnë asnjërin prej tyre.

Rasti i kësaj ngjarje të rëndë u hetua fillimisht nga prokuroria e Krujës, por nuk dha rezultat. Pas 4 vite, prokuroria e Posaçme SPAK, përmes aplikacionit “SKY” ka arritur të identifikojnë këtë tentativë vrasje kundër Durim Bamit, duke qartësuar emrat e organizatorëve Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy personave të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli.

Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 drejtonin organizatat e tyre, ndërsa jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës.

Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ja përcillte Ervis Martinaj dhe mandej biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë.

Tashmë gjuajtësit dhe organizatorët janë identifikuar falë bisedave të zhvilluara përmes aplikacionit “SKY” të zhvilluara për këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Ora News, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

“Ora News” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Ervin Kodra, u ka thënë policisë se në 4 nëntor 2020, rreth orës 13:00, është takuar me Durim Bamin, tek shtëpia e tij në Nikël, pasi Bamin e ka djalin e dajës.

Më pas janë larguar së bashku dhe kanë shkuar në fshatin Qerek, në afërsi të Rinasit, ku kanë ngrënë drekë në një lokal 1 katësh. Teksa kanë qëndruar deri në orën 15:00, me makinën e Durimit janë nisur duke udhëtuar drejt fshatit Nikël në Fushë-Krujë.

Drejtimin e makinës e ka patur Durim Bami ndërsa Ervin Kodra ka qëndruar si pasagjer në sediljen e parë të mjetit. Sapo kanë shkuar në hyrje të urës së Tapizës, në drejtim Kamëz-Fushë-Krujë, një automjet Golf 5 me ngjyrë gri ishte i ndaluar në trotuar, me kënd drejtimi nga asfalti i rrugës kryesore.

Dhe në një distancë prej rreth 20 metra, pa u afruar tek kjo makinë e parkuar, nga ky mjet është hapur zjarr në drejtim të makinës së Durim Bamit.

Kodra ka treguar se nga makina tip “Golf”, është hapur zjarr me breshëri armësh automatike, dhe në këtë moment sipas tij, Durimi ka prerë timonin e makinës majtas dhe kanë kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u futur në një rrugicë të vogël dhe duke përfunduar brenda rrethimit të një fabrike mermeri, ku janë përplasur në murin rrethues të saj.

Si Durim Bami dhe Ervin Kodra, kanë dalë nga automjeti duke rënë në tokë dhe pas disa minutash ka shkuar me shpejtësi Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, dhe ka dërguar në spitalin Ushtarak, Ervin Kodrën.

Ndërsa sipas dëshmisë së këtij të fundit për Durimin, ishte mësuar se ishte larguar në shtëpi.

Ervin Kodra, më tej ka treguar se në momentin kur janë qëlluar ka parë dhe ka fiksuar se brenda në automjetin tip “Golf 5”, kishte fiksuar 3 persona, ku njëri ishte shofer, tjetri pasagjer dhe i treti ka qenë në sediljen e pasme.

Sipas tij personi që ka qëlluar me breshëri ka qenë njeriu që ndodhej në sediljen e pasme të makinës dhe ky person në kokë mbante dhe kapele. Ndërsa dy personat e tjerë nuk ka mundur t’i fiksojë dhe nuk ka qenë në gjendje që t’i njihte tre personat që ndodheshin në makinën nga vinin të shtënat.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje Valter Bami, vëllai i Durimit, i cili ka treguar se si ka shkuar me urgjencë në fabrikën e mermerit, dhe kishte çuar në spital kushëririn e tij të plagosur.

Ndërkohë për tre ditë me radhë Durim Bami nuk është arritur të gjendet nga policia. Ai është vetëdorëzuar në polici tre ditë më pas dhe ka dhënë sqarime se nuk ka mundur të njohur autorët që i kishin ngritur pritën.

Për tre ditë me radhë Durim Bami nuk mundi të gjendej nga policia, vetëm kur u dorëzua vullnetarisht duke dhënë shpjegime mbi atë çfarë ndodhi./Ora News

Continue Reading
Advertisement

TRENDING