Connect with us

Kronike

U mor peng dhe u plagos në Kretë/ Zbardhet emri i durrsakut që u qëllua për një femër

Është zbardhur identiteti i 40-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Irakleo të Kretës në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Durim Muslija me origjinë nga Durrësi, person me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë.

Sipas Policisë greke, në orën 02:10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo.

Pasi uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar 40-vjeçarin Durim Muslija pranë automjetit me targa IZZ-3138 në pronësi te shtetasit grek G. K. Shqiptari kishte marrë një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.

Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se rreth orës 01:20, teksa Muslija është kthyer me mjetin e mësipërm në banesën e tij, në momentin që ka zbritur, një person i panjohur, pasi ka mbuluar fytyrën, me përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me pistoletë, e ka detyruar të hipë në mjetin në fjalë dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit.

Aty pas një debati të shkurtër e qëlloi një herë dhe u arratis me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqi dorë nga një femër.

40-vjecari shqiptar shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, pasi ishin të maskuar, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

Advertisement