Connect with us

Aktualitet

Shkëputja e marrëdhënieve, reagon Irani: Komplot

KoNë një deklaratë pasditen e së mërkurës, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e pabaza të qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e vendit për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza se janë një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Ai tha se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë.

Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.

Advertisement