Connect with us

Aktualitet

U përdhunua nga shoku i babait, flet e mitura: Më kërcënoi

Ka reaguar për herë të parë vajza 12 –vjeçare e cila u përdhunua, dy ditë më parë nga shoku i babait të saj nga Saranda.

Një një lidhje telefonike me TCH vajza ka treguar se kjo ishte hera e parë që abuzohej seksualisht nga Astrit Terolli, teksa ky i fundit pasi kreu aktin e kishte kërcënuar të miturën

“Vetëm një herë më ka ngacmuar është hera e parë. Ai më kërcënoi, më tha po u tregove prindërve do t’i vras të gjithë”, tha e mitura.

Kujtojmë se përdhunuesi ishte shok i ngushte me babain e vajzës. Ai shkonte tek shtëpia e tyre, për t;i ndihmuar, pasi vajza tjetër e familjes është në spital. Mirëpo, një ditë, Terolli e ka gjetur të miturën vetëm dhe ka abuzuar me të.

Advertisement