Aktualitet
U përfshi nga flakët në një fermë kanabisi, ndërron jetën 35-vjeçari shqiptar
Një 35-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë disa ditë pasi u përfshi nga zjarri në një fermë kanabisi, në një garazh të mbyllur.
Mbrëmjen e djeshme, policia angleze ka bërë me dije se viktima është shtetasi Ermal Qose, pa adresë të njohur në Britaninë e Madhe. Ai u zbulua nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës pasditen e natës së Vitit të Ri.
“Daily Mail” shkruan se ai u dërgua në spital, por vdiq dy ditë më vonë. Gjithashtu bëhet e ditur se një 33-vjeçar ka përfunduar në pranga natën e ndërrimit të viteve, nën dyshimin për “burgosje të rremë” dhe “kultivim kanabisi”. Por tani është liruar nën hetim.
Nga ana tjetër, një 26-vjeçar është arrestuar të premten, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, “burgim të rremë” dhe “kultivim kanabisi”. Sipas “Daily Mail”, ai ndodhet në paraburgim.
Gjithashtu bëhet e ditur se detektivët që po merren me hetimet e kësaj ngjarje, kanë bërë apel për informacion nga publiku.
“Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri. Ky është tani një hetim i vrasjes nga pakujdesia dhe megjithëse oficerët kanë folur me një numër banorësh lokalë, unë dua të dëgjoj nga anëtarët e publikut që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri, ose që kanë parë njerëz që vinin e shkonin nga garazhi.
Kushto që ka ndonjë informacion kërkohet të telefonojë në 020 9345 4128 ose 101, duke cituar Operacionin Woodford”, është shprehur kryeinspektori i Detektivit, Mark Rogers, i Policisë Metropolitane.