Connect with us

Politike

U përjashtua nga Kuvendi/ Noka: Rama i ka vënë flakën Shqipërisë

Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend, ku deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve në oborrin përpara hyrjes në Parlament, u ndërpre seanca.

Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali, vendosi që të përjashtojë Flamur Nokën nga Kuvendi, ky i fundit tha se këtë panoramë që u pa sot do jetë në çdo seancë.

Sipas Nokës, qeveria po tenton që  të likuidojë opozitën ku ka burgosur disa eksponentë kryesor të saj.

Më tej ai theksoi se opozita fo të dalë në ballë të aksionit.

Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën Shqipërisë. Për interesat e xhepit të tij dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin e dhënë nga demokratët. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidojë dështoi, burgosi kryetarin e opozitës ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ dhe tani burgosi Salianjin. Zgjidhje shikon dënimin me burg.

Kushdo që i nxjerr të palarat me drogën dhe lidhjet me krimin. Ne nuk ndalojmë, ta harrojë Rama që mund të bllokojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit. Ditën e hënë ora 6, pa ndalim kundër regjimit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Do ti dalim zot këtij vendi. Të enjten dhe çdo parlamenti do jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromis me mafien. Jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhje. Me narko qeveri Shqipëria nuk ka paqe”, tha Noka.

Advertisement