Kronike
U përplas nga një ‘Toyota Yaris’ në Maltë, i riu shqiptar në gjendje të rëndë
Një i ri shqiptar, banues në Tarxien, Maltë po lufton për jetën pasi u përplas nga një “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 24-vjeçar banues Żejtun.
22-vjeçari u dërgua me urgjencë në Mater Dei rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në Triq San Anard në Tarxien.
Hetimet e policisë janë aktualisht në vazhdim.