Kronike
U plagos nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, si paraqitet gjendja shëndetësore e deputetit të PS
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela. Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.
Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.
Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha. Gazetari i News24 dhe BalkanWeb, Julian Kasapo raportoi se në spitalin e Lushnjes aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.