Connect with us

Aktualitet

U plagos nga tritoli i vendosur në derën e motrave Nikolli, 29-vjeçari në gjendje kome, mjekët: Dëmtimi në kokë, shumë i rëndë

Enea Thomarai, 29-vjeçari që mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e fqinjëve të tij në Elbasan, është në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja Alma Demiri mëson se i riu ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.

“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët.

Babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë.

Advertisement