Connect with us

Kronike

U plagos rëndë në kokë, del fotoja e punonjësit të AMP-së që ndodhej në makinë me Gilmando Danin

 Personi në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mesditën e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit në Tiranë.

Ai ndodhej në “Benz” së bashku me Gilmando Dani, ndërsa ky i fundit nuk mbijetoi pas breshërisë së plumbave.

Ndërkohë, 40-vjeçari është transportuar për te Trauma dhe ndodhet në gjendje të rendë për jetën, pas plumbit që ka marrë në kokë.

 

Muçi Shaljani (Sheqeri) mësohet se është punonjës i AMP, (autoriteti i mbikëqyrjes së policisë).

Advertisement