Connect with us

Bota

U plas përtokë/ Ja çfarë ndodhi pranë arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth

BRITANI E MADHE– Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin për orë të tëra për të nderuar monarken Elizabeth. Ashtu siç është e natyrshme në kushtet e pritjeve të gjata, lodhja është e madhe, por edhe dëshira e njerëzve për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës së tyre.

Lodhja, megjithatë, nuk është e pranishme vetëm te njerëzit, por padyshim edhe te rojet që qëndrojnë rreth platformës ku është vendosur prej ditës së djeshme arkivoli i Elizabetës. Këto roje i përkasin tre trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

Sipas Daily Mail, e cila publikon videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët duke rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e sallës së madhe ku mbahej arkivoli i monarkes.

Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar burrin.

Advertisement