Politike
U prezantua si mbesa e Edi Ramës/ Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në gjyqin e Ermes Hoxhallit

Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së janë paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës për të ndjekur procesin gjyqësor në ngarkim të Ermes Hoxhallit. Ai mashtronte institucionet arsimore, me projektet “Let’s Talk Together About US”, duke u premtuar nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA.
Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.
I riu mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë raportohet se pjesë në këto programe mashtruese. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj tij dhe dërgoi në gjyq të riun më 20 Nëntor.
Ermes Hoxhalli pretendon se ka komunikuar për herë të parë me “Klean” në vitin 2021, pas një projekti që po zhvillohej në gjimnazin e Bilishtit. Më pas, pretendon se kontaktet i kishin vendosur në vitin 2023, pasi kishte menduar se “Klea” kishte kontakte të “forta” me qeverinë dhe ndaj kishte vendosur që të vazhdonte bisedën me të. Madje për ta bindur për lidhjet që kishte, 20-vjeçari pretendoi se Klea i kishte treguar edhe një video ku ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e kishte uruar për ditëlindje. Shpjegimin se përse në telefonat e tij kishte programe për bashkim fotosh, formate certifikatash, logo të Departamentit të Shtetit, të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, Hoxholli e dha para prokurorit të çështjes, por nuk bindi. Sipas tij, “Klea” e angazhonte për të përgatitur grafikisht certifikatat që shpërndaheshin në kuadër të projektit “Let’s talk about Us 2023-2024”.

