Connect with us

Politike

‘U pushua për shkelje’/ Qirjazi i përgjigjet Berishës: Më hoqën me ceremoni nga detyra

Vladimir Qirjazi, me gradën Gjeneral i Ushtrisë, ish-Komandat i Forcave të Armatosur është përgjigjur pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me deklaratën e tij, që “Qirjazi është pushuar nga detyra për shkelje”.

Qirjazi ka thënë se ka folur me letra dhe se nuk ka qenë dakord me privatizimin. Nga ana tjetër gjenerali theksoi se është pushuar me ceremoni nga detyra.

“Si punonjës shteti në detyrë të rëndësishme në atë kohë kam folur me letra, të cilat i kam lënë në institucionin që drejtoja dhe që besoj së janë edhe ne dosjen e prokurorisë. Për gjithçka flitet nuk është se e kam bllokuar unë procesin, por pse është dhënë kjo pronë. Po e kam dorëzuar me ceremoni detyrën e komandantit të mbështetjes logjistike me 09 shtator 2009 dhe kam marrë një detyrë tjetër të rëndësishme në FA (zv komandant i Forcës së Bashkuar). Jam liruar PADREJTESISHT nga FA-ja (me propozim të ish-SHSHP, zotit Xhemal Gjunkshi dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami) me dekret të presidentit të kohës zotit Bamir Topi më 16 dhjetor 2011.”, sqaron Qirjazi.

Advertisement