Kronike
U qëllua me armë zjarri drejt një makine, identifikohet pronari i mjetit (EMRI)

Makina në pronësi të Kujtim Milla ishte objekt i një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të diele në Thumanë, në ambientet e parkimit të një lokali.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana policisë, por për arsye hetimi nuk jepet të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja.
Policia thotë se po punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

