Connect with us

Kronike

U qëllua me breshëri, Lekstakaj sapo kishte blerë një pije freskuese

Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç u qëllua pasditen e sotme në Lezhë me armë zjarri duke mbetur i vrarë. Viktima nuk rezulton me precedentë penalë dhe pista kryesore është ajo e gjakmarrjes.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, të krijuar dhe nga dëshmitë, viktima ka qenë në një market në Balldre, ku ka blerë një pije freskuese dhe kur ka dale është qëlluar me armë zjarri. Në market nuk ka pasur njeri përveç shitëses, e cila është pyetur nga policia dhe ka dhënë dëshminë e saj.

Sipas saj, një automjet në lëvizje me dy persona brenda ka qëlluar me breshëri plumbash dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se dy autorët kanë qenë të maskuar, por njëri prej tyre ka pasur rolin e ekzekutorit

 

 

Ndërkohë gazetari Çelmeta tha se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë ditës shënjestrën deri sa e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë që janë sekuestruar nga policia pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur çdo detaj për vrasjen.

Advertisement