Connect with us

Kronike

U qëllua me pistoletë në këmbë, flet “Noja” i famshëm: Nuk e di kush e ka bërë…

Mbrëmjen e djeshme u plagos në këmbë nga një person i paidentifikuar me armë zjarri 30-vjeçari Ndue Preka në Shkodër. Mësohet se drejt tij u qëllua me pistoletë 3-4 herë por vetëm njëri nga plumbat i kapi njërën këmbë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Mark Lula” dhe Preka përfundoi në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Në deklaratën e tij Preka është shprehur se nuk e di se kush e qëlloi pasi ishte errësirë dhe se autori u largua me shpejtësi.

30-vjeçari tha se nuk ka dyshime pasi nuk ka konflikte me askënd. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Unë nuk e di kush më qëlloi. Ka qenë errësirë nuk kam mundur ta njoh autorin, më ka qëlluar dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me askënd, ndaj nuk kam dyshime se kush mund të jetë personi që më qëlloi” deklaroi 30-vjeçari.

  • Kush është “Noja” i famshëm?

Ndue Preka u bë i njohur para disa vitesh, për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit. Në pamje shfaqej Margarita Gjoni, e cila në atë kohë u arrestua nga Policia e Shkodrës, duke dhunuar barbarisht shtetasen Brisilda Rroku, pasi kishte marrë vesh se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, i cili ishte Ndue Preka, teksa në video ajo i referohej me emrin “Noja”.

Advertisement