Connect with us

Kronike

U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë 59-vjeçari

Një 59-vjeçar i denoncuar i zhdukur në polici nga familjarët është gjetur i pajetë këtë të Hënë.

Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht, sipas bluve, dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i policisë.

Advertisement