Politike
U refuzua marrëveshja me Melonin/ Rama: Italia ka qenë gjithmonë një atdhe i dytë për ne
Pezullimi i përkohshëm që i bëri marrëveshjes Rama-Meloni Gjykata Kushtetuese nuk do të thotë mbyllje dere për emigrantët afrikanë.
Kryeministri shqiptar, në Romë e ka dhënë një sqarim për vendimin e Kushtetueses dhe çfarë ai pret të ndodh në vijim.
“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”
Në mars apo edhe më shpejtë Gjykata Kushtetuese, pasi të shqyrtojë çdo pikë të marrëveshjes, do të jap verdiktin e pakundërshtueshëm të saj, nëse në Gjadër të të ngrihet një strukturë për strehimin e emigrantëve afrikanë apo jo.
“Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”
Në Kongresin vjetor të partisë së Giorgia Meloni-t, Vëllezërit e Italisë, kryeministri shqiptar u shpreh dhe mbi kërkesa të tjera të ngjashme që ka marrë, por i refuzuar ato. Kjo nuk mund të ndodhte me Italinë për shkak të lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.
“Italia ka qenë gjithmonë një atdhe i dytë për ne. Cilësia e demokracisë nuk bazohet në atë se sa jemi dakord, por në aftësinë me të cilën jemi në gjendje të menaxhojmë mosmarrëveshjet. Është nder për ne t’i japim dorën Italisë kur ai kërkon. Ne, është privilegj të konsiderohesh mik i veçantë i Italisë. Duhet të bëjmë gjithçka për të qenë motra e Italisë. Dhe askush nuk duhet të habitet, të frikësohet apo të habitet kur ne bëjmë marrëveshje të mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjellë”.
Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh po ashtu se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët nuk është zgjidhja përfundimtare por një mënyrë për të trajtuar problemin.