Connect with us

Kronike

“U rrëzua në tualet dhe vdiq”/ Vajza gënjeu për vdekjen e babait, si e zbuloi policia që 56-vjeçari ishte vrarë

Nga hetimet për vdekjen e 56-vjeçarit në fshatin Frashër të Fierit, policia ka konstatuar se vajza e Anesti Ramës, gënjeu në polici kur deklaroi se babai kishte vdekur aksidentalisht në banesë, më konkretisht, ishte rrëzuar në tualet.

Policia e Fierit, pas rezultateve të hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhi dinamikën e ngjarës dhe autorësinë e krimit në familje.

Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja ns fyt dhe se ishte mbytur.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Advertisement