Sport
U rrëzua nga një karrige, si gjeti vdekjen legjenda e futbollit

Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Bobby Charlton i kaloi vitet e fundit të jetës në shtëpinë e të moshuarve “The Uillous”, e cila është e specializuar në kujdesin e pacientëve që vuajnë nga demenca. Pas vdekjes së tij më 21 tetor, në shtëpinë e të moshuarve të lartpërmendur u krye një hetim, i cili tregoi se rënia e Charlton nga një karrige, e cila rezultoi me lëndime të rënda, ishte ‘pjesërisht plagë fatale’.
Përfaqësuesja e shtëpisë së të moshuarve, Tamara Simmons, tha se Charlton kishte nevojë për ‘ndihmë të plotë me jetën e përditshme’ dhe mjekja ligjore arriti në përfundimin se vdekja e tij ishte shkaktuar nga sëmundja e mushkërive, demenca dhe një rënie aksidentale nga një karrige.

