Politike
U rrëzua pakti Meloni-Rama/ Shehu: U dëmtuan marrëdhëniet me Perëndimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe marrëveshjet e tij me qeverinë italiane.
Shehu e konsideroi si një tjetër dështim nismën e fundit të Ramës, duke nënvizuar se një grup prej 12 emigrantësh të dërguar në Shëngjin janë kthyer sërish në Bari, një zhvillim që, sipas tij, ka krijuar “telashe të vërteta” për qeverinë italiane dhe miqtë e Shqipërisë në atë vend.
Në postimin e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve italianë të mos i besojnë “dhuratave” të Ramës, duke e akuzuar atë për aventura politike të papërgjegjshme, që synojnë të mashtrojnë Perëndimin dhe ta paraqesin atë si një lider pro-europian.
Shehu e vuri theksin te përpjekjet e Ramës për të “shitur” një imazh të rremë të tij si një mik i ngushtë i partnerëve strategjikë të Shqipërisë, përfshirë Italinë, duke u përpjekur të maskojë ndikimet që vijnë nga lindja dhe lidhjet e tij të ngushta me “sulltanatet” lindore.
Postimi i Shehut:
Miq italiane! Mos i besoni Rames e “dhuratave” te tij!
Edhe 12 emigrantet e derguar ne Shengjin u kthyen sot per ne Bari…
Duke futur keshtu ne telashe te verteta Qeverine italiane, miqte tane aty.
Keshtu ndodh kur ndjek Ramen ne aventurat e propozuara nga ai…edhe ne forme “dhuratash”.
Sepse ai eshte gati te beje cdo gje qe te “shitet” si europian e perendimor!
Si “mik” i partneres sone te vecante strategjike, Italise.
Per te maskuar orientalizmin, lidhjet e kushtezimet e tij nga sulltanatet.
Ndoshta po te “remosh” mund te gjesh edhe te tjera shkaqe.
Por sidoqofte besoj se kjo ndodhi e pa kendeshme per Italine mike duhet te mjaftoje per te mos besuar e ndjekur kurre ne “projektet” e tij. ate qe kerkon ne fakt te shkaterroje lidhjet tona me Europen e Perendimin.
Edhe me Italine…sepse ato bijen ndesh me interesat e atyre Lindoreve, qe e “pilotojne”.
Pra kujdes heret e tjera…
“Pesimi duhet bere mesim”, i themi ne ketej.