Connect with us

Shkrime

U shemb si shtëpi letre/ Plani franko-gjerman dhe shkëndija që ndez barutin

“Plani franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë u shemb si një shtëpi letre. Kjo ishte e pritshme sepse ishte vendosur mbi themele të shembura. Situata në veri të Kosovës ka arritur kulmin e destabilitetit dhe duhet shumë pak për të “plasur”. Tani pyetja është nëse ndonjë takim i ri mes Aleksandër Vuçiçit dhe Albin Kurtit me Josep Borellin mund t’i ndryshojë rrethanat atje” – shkruan e përditshmja serbe ‘Danas.’

Politologu Ognjen Gogiç paralajmëroi se situata në veri parashikohet që të përshkallëzohet nëse nuk ka një ndërhyrje të fuqishme të Perëndimit. Sipas tij e gjithë kjo krizë mund të ishte parandaluar, por nuk ka përfshirje adekuate diplomatike.

“Emisarët Lajçak dhe Escobar duket se nuk kanë mekanizma për të ndikuar ndjeshëm në sjelljen e palëve. Prandaj ata me sa mundesi kane po  shmangin çështjet më të ndjeshme me dy vendeve” – shprehet Gogiç

I pyetur se çfarë zhvillimi mund të pritet, ai përgjigjet se situata do të vazhdojë të përkeqësohet, pasi sipas tij, gjërat kanë shkuar shumë larg.

“Sipas ligjit të veprimit dhe reagimit, çdo lëvizje provokuese e njërës palë çon në një përgjigje radikale nga pala tjetër, dhe kjo e treta na çon në një spirale konflikti. Rreziku i përshkallëzimit të dhunshëm është shumë real. Për të shmangur atë, është i nevojshëm përfshirja serioze e bashkësisë ndërkombëtare dhe sa më gjatë të ketë vonesa, aq më shumë do të nevojiten përpjekje për të stabilizuar situatën” – deklaroi politologu Ognjen Gogiç

Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike. Ai beson se situata në Kosovë ka arritur kulmin e destabilitetit dhe se duhet shumë pak për të “krisur”.

“Cështja e veriut të Kosovës nuk mund të zgjidhet nga policia. Veriu i Kosovës duhet të zgjidhet vetëm me dialog. Prandaj është urgjente t’i rikthehemi dialogut, sepse çdo ditë do të jetë edhe më e paqëndrueshme”- u shpreh Sheholli

I pyetur nëse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe takimi mes Kurti e Vucic, i planifikuar nga Borrell mund të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve, ai u përgjigj se i duket që BE-ja është “disi e pafuqishme” në gjithçka që po ndodh.

“Me përjashtim të amerikanëve, nuk shoh që dikush tjetër mund të ngrejë zërin dhe të “godasë” dorën në tavolinë” – theksoi Sheholli

Advertisement