Aktualitet
“U shokova kur pashë djalin të qëlluar”/ Flet babai i Arjan Gosës
Dy ditë më parë është ekzekutuar me armë zjarri Arjan Gosa në Kavajë, ku motivi kryesor ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexha, pas një konflikti me njëri tjetrin humbën jetën.
Babai i 48 vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.
Ai ka deklaruar se vrasjen e të birit në mars bashkë me Altin Rexhën e quanin të mbyllur pasi ato kishin humbur jetën të dy.
“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë,”ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbeten viktima në harkun e dy muajve.
Ndërkaq autori i vrasjes së 48 vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është ofruar tavolinës ku Arjan Gosa bashkë me babain e tij po kondsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.