Kronike
U shpall i vdekur, reagon familja e djalit që u aksidentua me Jet Ski: Është gjallë
Dje u aksidentuan me Jet Ski në plazhin e Llamanit 4 adoleshentë, dy ishin në një mjet lundrues dhe dy në një tjetër. Nga djemtë njëri u dërgua me helikopter drejt Traumës pasi u raportua se është në gjendje të rëndë. Gjatë ditës së sotme, u bë me dije se djali, 16-vjeçari me iniciale K.XH ka ndërruar jetë.
Ndërkohë të afërmit e tij, bëjnë me dije se ky lajm nuk është i vërtetë. Sipas tyre pasi i riu është dërguar në spital, mjeku i ka informuar se ka humbur jetën, por 30 minuta më pas, po i njëjti mjek ka vënë në dijeni prindërit se djali ka lëvizur. Sipas të afërmve adoleshenti është gjallë me lëndime në kokë, por që e ka kaluar rrezikun. I vetmi problem është se të riut nuk i funksionon truri pasi ka marrë goditje të rënda në kokë dhe i është thyer nofulla.
“Jam nje e aferme e familjes qe eshte aksidentuar djali dje. Ngjarja ka ndodhur dje eshte derguar ne spital me helikopter ne gjendje te rend pas disa oresh familjaret jan informuar nga doktorri qe djali ka humb jeten, pas 30 minutash perseri i njejti doktorr ka dal dhe njoftuar familjaret qe djali ka leviz dhe ka filluar ti rrahe zemra perseri djali tan eshte gjall por me lendime ne koke dhe mjeket thon qe e ka kalu rrezikun. Faleminderit te lutem anonim. Djali eshte gjalla ka shenja permiresimi por sipas doktorrve nuk i funksionon truri pasi ka marr goditje ne koke dhe thyrje te nofulles”, shkruan e afërmja e djalit./joq