Sipas Policisë, rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar vajza e viktimës, shtetasja A. Gj., e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me të atin.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Rreth orës 17:30, trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në breg të lumit Mat, në afërsi të zonës ku ai banonte.
Nga këqyrja paraprake, mësohet se trupi i viktimës kishte shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
