Aktualitet
‘U shpëtuan 6 mijë raste të qytetarëve me vlerë 1 milion euro’/ Prokurori gjerman i operacionit “Pandora”

Prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi, së bashku me prokurorin gjerman të çështjes, dhanë detajet e operacionit “Pandora” gjatë një konference për shtyp me homologun gjerman.
Sipas hetuesve, qindra gjermanë kanë re pre e mashtrimit kompjuterik, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center.
Sipas prokurorit gjerman Oliver Hoffman, nga hetimi që është kryer janë shpëtuar 6 mijë raste dhe u shpëtuan gati 1 milion euro nga mashtrimi kompjuterik.
“Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjermanë, në momentin që kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetarët e tyre dhe ju kërkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetarët.
Nga hetimi që kemi kryer janë shpëtuar 6 mijë raste dhe u shpëtuan gati 1 milion euro” – u shpreh prokurori gjerman në konferencën e përbashkët me SPAK.

