Connect with us

Kosova

U shpreh i ‘kënaqur’ me Serbinë, Hill-it i vjen një reagim i ashpër: Tregoi anën e keqe të…!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Chris Hill, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, duke komentuar rreth faktit se në ekzekutivin serb janë dy ministra pro-rusë të sanksionuar nga SHBA-ja, por edhe faktit se Serbia vazhdon të ketë marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, deklaroi se nuk i takon SHBA-së të përzihet në politikën serbe.

“Së pari, ne e kemi bërë të qartë se nuk formojmë qeveritë e të tjerëve, nuk na takon një gjë e tillë. Së dyti, përsa u përket marrëdhënieve të Serbisë, ajo mund të ketë marrëdhënie me vende tjera dhe nuk është detyrë e jona t’i themi se me kë mund të flasë apo të mos flasë. Thjeshtë kjo nuk është cfarë bëjmë ne. A mund të jetë Serbia partner i qëndrueshëm? Po mundet”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch. Ai në një postim në Facebook u shpreh se Hill me deklaratën e tij të fundit tregoi një anë të keqe të diplomacies.

Sipas Bosch, ky reagim nuk është i mirë, sidomos kur vjen nga një diplomat me përvojë.

“Ambasadori Hill tregoi anën e keqe të diplomacisë: duke parë vetëm gjërat pozitive (të cilat janë të pakta), por duke injoruar zhvillimet e këqija dhe kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës. Jo shumë gjë e mirë për një diplomat me përvojë” – ka theksuar ambasadori holandez Robert Bosch

 

Advertisement