Connect with us

Politike

U sulmova nga ‘merimanga e zezë/ Kalaja: Sot në PD ka akoma shumë tradhtarë

Adriana Kalaja thotë se sot në PD sot ka ende shumë “tradhtarë”, të cilët madje janë bërë edhe deputetë. Ajo ka risjellë një status të bërë pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD, duke thënë se koha i ka dhënë të drejtë.

“Gjithmonë koha më ka dhënë të drejtë…… Pse do thoni ju? Se unë nuk bej kompromis me të vërtetën dhe ndjek pa ekuivok, intuitën time.

Statusi i mëposhtëm, është shkruar nga unë më 15 gusht 2021.

Pra, 25 ditë para se Lul “matematicienti”, me urdhër ambasadorësh e pushteti kriminal, përjashtoi Prof. Dr. Z. Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Shumë nga ata që ishin afër Lulit e sot afër Z. Berisha, m’u sulën e më sulmuan. Madje, më shumë se vetë pushteti.

Në unison me Yurin e Sudet, jepej urdhër e orientim, që media të më bënte bllok. Dhe ashtu ndodhi. Më sulmuan ata që ishin dakort me përjashtimin e Z. Berisha, ose “Euroatlantikët”. Ata që e kundërshtuan përjashtimin ose rithemeluesit, e megjithëse më kërkuan falje  më 9 shtator 2021, sot mbyllin sytë para modelit Sude e “konfliktit në diversitet”. Ata që ikën e u kthyen, se ndjenë gabimin. Ata që ikën e u kthyen, se tradhëtinë na e shitën si gabim politik (atyre që e besuan).

Ata që ikën e u kthyen jo për fitoren, por për mandatin e tyre. Ata që para moralit vendosin të ndjekin modelin Sude. Ata që pozonin në krah të Yurit, ndryshe Merinanga e Zezë, kur neve ajo na tregonte barin. Ata që pozonin në krah të Eskobar, ndërkohë që sulmohej historia dhe kontributi i Z. Berisha dhe i PD-së. Ata që duartrokisnin e duartrokasin Organizatën Kriminale SPAK. Sidomos kur u arrestua z. Berisha. Ata që nuk guxuan kurrë të vinin një ditë te Rruga e Shpresës. Fatkeqësisht, ka shumë brenda nesh nga “ata”. Fatkeqësisht me mandat që do vijojnë edhe për katër vite të njëjtën histori”, shkruan ajo.

Advertisement