Connect with us

Politike

U vendos në listën e mbyllur/ Kryeministri Rama e zbulon arsyen: Sepse nuk donim të…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku ndau arsyet e tij për të qenë pjesë e listës së mbyllur. Ai theksoi rëndësinë e përzgjedhjes së një partie që kombinon rinovimin me përvojën e duhur për të qeverisur vendin.

Rama deklaroi: “Të zgjedhim partinë me më shumë vajza dhe djem dhe partinë me shumë eksperiencë. Kjo nuk është një zgjedhje e një konkursi bukurie, apo gare kush është më i riu, por zgjedhje se kush do të qeverisë Shqipërinë.” Ai theksoi se rinia në parti nuk duhet të trajtohet si një dekor, por si pjesë aktive e procesit të qeverisjes.

Kryeministri theksoi se ishte vendosur që ai dhe disa të tjerë të ishin në listat e mbyllura për të lënë hapësira për të rinjtë, duke e bërë të qartë se ata që janë zgjedhur për të përfaqësuar partinë kanë një rol aktiv në fushatën zgjedhore. “Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura për arsyen se donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës,” përfundoi ai.

 

 

“Të zgjedhim partinë me më shumë vajza dhe djem dhe partinë me shumë eksperiencë. Kjo nuk është një zgjedhje e një kontesti bukurie, apo gare kush është më i riu, por zgjedhje se kush do të qeverisë Shqipërinë. Aq sa është e rëndësishme që të ketë shumë të reja dhe të rinj, siç kemi në skuadër, të rejat e të rinjtë nuk i kemi si dekor apo mbulesë me lule e një tavoline të vjetër. Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura, në fakt janë në një masë të madhe në rastin tonë në fushë betejë. Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura për arsyen se donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës. E sigurt që sot, një pjesë e atyre që janë në listën e parlamentit të ardhshëm janë deputetë”, u shpreh Rama.

Advertisement