Aktualitet
U vetëvra me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”, zbulohet identiteti i viktimës (EMRI)
Zbulohet identiteti i personit që ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes pranë stadiumit “Air Albania”.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani.
Mësohet se personi në fjalë ka qenë klient në këtë poligon te ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera në këtë vend.
Ndërkohë, sot teksa bënte qitje, dyshohet se e ka drejtuar armën nga vetja.
Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.