Connect with us

Kronike

U vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im! Më mungon që tani…

Pak orë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të gardistit 37-vjeçar, ka reaguar motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.

Henri Xhaxhira u transportua në ambientet e spitalit mesditën e sotme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, por nuk ia doli të mbijetojë.
LAJMI NE ZHVILLIM
Humbi jetën në spital pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, gardisti ishte vëllai i këngëtares së njohur
Ka humbur jetën në spital gardisti 37-vjeçar që u vetëplagos mesditën e sotme me armën e shërbimit.
Henri Haxhiraj nuk i ka bërë ballë plagës së marrë, duke humbur jetën pas disa orësh në spital.
37-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ndërsa kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke vendosur shirit e zisë.
Nuk dihen detaje rreth ngjarjes dhe arsyet se përse gardisti ndërmori aktin e rëndë.
Advertisement