Politike
U votua për një mandat të dytë, Ndreu: Do të punoj me dashuri për Lezhën
Kandidati i PS, Pjerin Ndreu, i cili është votua për të drejtuar për një mandat të dytë Bashkinë e Lezhës, ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë.
Përmes një postimi në Facebook, Ndreu falenderon lezhjanët për besimin që i kanë dhënë, pasi ka marrë 1969 vota më shumë se kundërshtari i tij.
Ndreu shkruan se nga dita e sotme ai do të vijojë të jetë kryebashkiaku i çdo lezhjani, edhe i atij që nuk i dha votën.
Postimi i Ndreut:
Mirenjohes dhe perulje per cdo votues lezhjan qe me besoi mandatin e dyte me nje rezultat bindes prej +1969 votash!
Gjithashtu siguroj cdo banor te Lezhes me votoi apo jo, se nuk do resht se punuari me perkushtim e dashuri, per nje Lezhe akoma me te bukur!
Ju dua pafund!