Kronike
U vra apo ra nga lartësia/ Mister vdekja e shqiptari në Itali
Hetimet për vdekjen e një punëtori shqiptar në Itali 5 ditë më parë kanë marrë një kthesë tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza ku shqiptari humbi jetën si pasoje e rënies nga një shkallë në kantierin e ndërtimit ku po punonte.
Sipas medieve italiane, 38-vjeçari Bektash Mesje u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.
Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.
Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.
Hipoteza e parë gjen konfirmim e mbështetur nga një sërë elementësh siç është edhe lëvizja e trupit.
Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër. për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale?
Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.
Pse do ta kishin lëvizur trupin?
Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?
Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.