Kronike
U vra me plumb në kokë, Ntv siguron foton e 22 vjeçarit që u ekzekutua në ballkon
Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qendronte në këtë ballkon të shtëpisë së tij, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.
Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Ka një variant, që snajperisti ndodhej në një makinë tip BMW, parkuar 30 minuta para, poshtë pallatit, me fushëpamje nga shenjestra.
Por mund të jetë shtënë edhe nga një objekt përballë ballkonit të Sinomatit. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, (7 janar 2024) energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.
Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qënë e qellimshme, apo rastesi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina, targat e së cilës ishin dubluar në Fushë Krujë, u gjet e djegur në në lagjen “24 Maji”.
22 vjeçari që kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar, është djali i Sokol Sinomatit i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me bicikletë.
Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim, çka fituan lirinë për këtë çështje.
Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sinomati qendroi në burg, deri në në 2017. Atë kohë, ai mori një leje të posaçme, dhe nuk u kthye më në burgun e Peqinit. Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017.
enjëherë, sapo doli nga burgu ai mori të vëllanë Bernardin dhe djalin e tij dhe u largua nga Shqipëria dhe u vendosën në Belgjikë. Referuar ngjarjeve të mëparshme dyshohet se vrasja e të riut ka ndodhur motive hakmarrje, por ka dyshime edhe për implikim në trafikun e drogës. Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi mbrëmë. Bernard Sinomati rezulton i dënuar edhe në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.