Aktualitet
U vra në krye të detyrës, përkujtohet kolonel Arben Zylyftari, bashkëshortja: I shërbeu vendit me nder

Në Berat u zhvillua nje ceremoni përkujtimore ne nder te ish-drejtuesit te lartë të Policisë së Shtetit, Arben Zylyftari, i cili humbi jetën 25-vjet më parë në krye të detyrës.
Në ceremoninë,që u krye në sheshin Republika morën pjesë drejtues të lartë të policisë se Beratit, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të dëshmorit, efektivë të policisë, miq e të afërm te tij.
Bashkëshortja e dëshmorit Arben Zylyftari, tha se pas 25 vitesh dhimbja ne familje eshte e njejte, si ditën kur ndodhi ngjarja.
Koloneli Arben ZylyftarI u vra më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni për arrestimin e Behar Tafilit, qe akuzohej për një vrasje.
Gjatë operacionit policia pati shkëmbim zjarri me Behar Tafilin dhe të birin Gencin,ku për pasojë humbi jetën Arben Zylyftari dhe Behar Tafili, ndërsa Genc Tafili u arrestua.
Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, Kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “Dëshmor i Atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani.

