Connect with us

Kronike

U vra nga babai i saj, të afërmit tërheqin trupin e palestinezes, Rayan Alwan! I ati ende në kërkim

Trupi i 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan është tërhequr para disa ditësh nga morgu nga familjarët e saj. E reja palestineze u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë. Sipas informacioneve, trupi i saj u tërhoq nga një avokat dhe u dërgua në Liban e më pas në Gjermani.

Rayan dhe Fadi Alwan mbërritën në Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi. Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

Advertisement