Rajon
U vra nga bashkëshorti/ Babai i Karolinës zbulon arsyen e vrasjes
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të Karolinës, e cila u ekzekutua më 11 nëntor të 2022 nga bashkëshorti i saj, Babis Anagonstopoulos. Babai i saj, David Crouchs ka deklaruar për mediat lokale se Babis i kishte dërguar një letër ku i shpjegonte arsyen e vrasjes.
Babai i Karolinës, e cila sapo ishtë bërë nënë për herë të parë, tha në një intervistë se Babis Anagnostopoulos ishte i përfshirë në një bandë droge”, një fakt që Caroline e dinte dhe për këtë, siç tha ai, e vrau. Ai i kishte thënë se nëse nuk do e vriste ai, atëherë do e vrisnin bandat e drogës.
Crouchs pretendoi se Babis Anagnostopoulos ishte i përfshirë në një bandë droge dhe e transportonte me helikopter.
E pyetën pse dhe ai u përgjigj: “I thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte”. Më pas i thanë se “nuk mund t’ia thuash gruas, duhet ta mbash sekret”. “Nëse ajo largohet nga ju, ajo do të largohet, por ajo ende do ta dijë dhe një ditë do të flasë kështu që ne duhet ta heqim qafe atë”, i kanë thënë ata.
Ai u kishte thë se “nuk mund ta bëni këtë” dhe në fund e vrau vetë, sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit e bandës do ta vrisninKarolinën. Babis më tha, më shkroi një letër. Dhe i tha edhe nënës së tij.
Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë. Çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq”, tha babai i Karolinës.
Pika e kthesës në këtë histori, sipas babait, qëndron në faktin që Babis i tha bandës që nuk i jep leje bashkëshortja. Në momentin që banda e drogës mori vesh që bashkëshortja e tij e dinte çfarë do bënin dhe mund t’ia thoshte dikujt, e vunë Babisin përpara zgjedhjes “ose do e vrasim ne ose ti”. Ai thotë që Babis nuk e kishte lënë në dorën e mafias, kështu që në fund e vrau vetë.
“Fundja, çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq. Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua”, tha ai.
Babis Anagnostopoulos akuzohet se mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës. Ai krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër të viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare. Në fund rezultoi se 20-vjeçarja britanike u mbyt për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar. Pas rreth 1 muaji hetimesh, pranoi krimin ku u dënua me 27 vite burg.