Connect with us

Bota

U vra nga burri, kjo është 48 vjeçarja shqiptarje! Familjarët kërkojnë ndihmë për dy fëmijët

Arjana Gllafce u vra ditën e dielë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre në Huntertown të SHBA. Më pas bashkëshorti i saj vrau veten, duke lënë jetimë dy fëmijët e tyre 23 dhe të miturin autik.

Familjarët e çiftit, kanë hapur një llogari ‘gofund me’ ku kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për dy fëmijët e çiftit, duke theksuar se tashmë djali i madh 23 vjeç duhet të kujdeset për vëllain e tij autik.

Mediat bëjnë me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si Arben Gllafce qëlloi për vdekje gruan dhe më pas vrau veten në banesës. Ngjarja ka ndodhur të dielën brenda një shtëpie në bllokun 12000 të Shearwater Run. Në momentin e mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia gjeti çiftin pa shenja jete për shkak të plagëve.

Advertisement