Connect with us

Kronike

U vra nga ish-partneri/ Bashkia e Savonës ul flamurin në gjysëm shtizë për shqiptaren

Më 6 maj u vra në Itali, 28-vjeçarja shqiptare Danjela Neza. Vajzës i mori jetën i dashuri i saj Sefayou Sow, 27 vjeç nga Guinea. Shqiptarja u vra me armë zjarri me një plumb në kokë. Ngjarja erdhi pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Djali nuk ka pranuar dhe rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë. Ndërkohë sot është zhvilluar ceremonia mortore e të ndjerës. Mediat e huaja raportojnë se familjarët, miqtë dhe banorët e komunitetit janë mbledhur sot për të marrë pjesë në funeralin e zhvilluar në Piazza delle Nazioni në Savona.

Në ceremoninë mortore që u mbajt në kishë, ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Savona, Marco Russo, ndërsa në fasadën e Bashkisë u ul në gjysmë shtizë flamuri në shenjë nderimi për të ndjerën, teksa trupi i saj do të sillet nesër në Shqipëri.

Advertisement