Connect with us

Aktualitet

U vra nga kunati/ Të afërmit e Migenës: Ai e kërcënonte shpesh

Djali i xhaxhait të Migena Sinanit ka deklaruar se ajo ka marrë kërcënime edhe më herët nga vëllai i burrit të saj, i cili i shkaktoi dhe vdekjen. Në një prononcim për Shqipëria Live, ai thotë se çifti shkonin mirë, por që kunati i kërcënone shpesh. Fqinjët thonë gjithashtu se shkak mund të jenë bërë konfliktet mes vëllezërve.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si e morët vesh ngjarjen?

Kushëriri: Ne e morëm vesh nëpërmjet televizorit ngjarjen. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në 3 të mëngjesi. Unë jam djali i xhaxhait, dhe viktima ka qenë duke fjetur në gjumë, bashkë me vajzën 2-vjeçare që e ka pasur me gji. Personi ka hyrë direkt në dhomë, e ka vrarë. E ëma e personit ka dalë nga dhoma sepse ka dëgjuar krismat, ka parë djalin e vetë dhe i ka thënë që e vrava. Pastaj ka zbritur poshtë dhe ka bërë vetëvrasjen.

Gazetarja: Çifti shkonte mirë më thatë?

Kushëriri: Çifti shkonte jashtëzakonisht mirë, ata vinin shumë shpesh këtu, vajza shumicën e kohës, gruaja rinte këtu.  Kishin probleme vëllezërit me njëri-tjetrin, por si çift bashkëshortësh jashtëzakonisht mirë.

Gazetarja: Çfarë problemesh kishin konkretisht vëllezërit?

Kushëriri: Ky siç thonë, siç e dimë dhe ne ka qenë jo mirë mendërisht. Kjo më tepër s’di ç’të them.

Gazetarja: Ka kërcënuar dhe më herët?

Kushëriri: Po, ka kërcënuar sipas asaj që kemi marrë vesh.

Gazetarja: Keni pasur komunikim me dhëndrin?

Kushëriri: Me dhëndrin, po patjetër. Dhëndri ishte mbrëmë këtu, është fatkeqësi për të dhe për të gjithë.

Ndërsa në një intervistë me një fqinje të Migenës, ajo e quan atë një nuse dhe një grua tepër e mirë që çdokush do donte ta kishte.

Fqinja: Ishte një femër që çdokush do donte ta kishe, dëshirë ta kishte në familje, në shtëpi, ta kishte afër ose ta kishte shoqe. Por këta janë të sëmurë, i ati është nga diabeti, ka kaluar traumë, nuk e di dhe e ëma duke pasur kushte të vështira. Kurse i shoqi i viktimës, një njeri shumë i mirë, një njeri familjar, një njeri shumë punëtor dhe shumë i drejtë.

Gazetarja: Po agresorin si e njihni?

Fqinja: Ky që bëri krimin, shumë i mirë ka qenë, por ky ka qenë i sëmurë. Kohët e fundit ai nuk ka pirë ilaçe edhe ne po pësojmë traumë. Ai ka qenë në punë, këto 2-3 ditë nuk e di se sa kohë ka pa punë, dhe kushtet që janë të vështira, rrogat janë të vogla edhe ai ka pësuar traumë. Nuk e di se si ka ardhur, por këto jetonin bashkë. Nuk ka pirë ilaçet dhe ai ka kaluar në fazë.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të 8 prillit teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.

Advertisement